“Paratë e kapura në Doganën e Durrësit, të fshehura në dy makina Toyota Yaris i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të drogës në vend, me vendndodhje në Elbasan. Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm dhe Kryetar i Grupit parlamentar të PS-së kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave në Shqipëri.”
Kështu deklaroi kryetari i opozitës Lulzim Basha në një dalje për shtyp përpara selisë së PD-së.
Më tej kryetari i opozitës Basha deklaroi se “policia shqiptare ka qenë në presionin e një prej vendeve partnere tanë për të vepruar”.
“Kemi një ish-ministër të brendshëm trafikantë, një ministër aktual të brendshëm që shpenzon gjithë ditën duke mbrojtur vëllain e tij trafikant dhe Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e grupit parlamentar të PS -së të lidhur me bandat e drogës në Elbasan”, — u shpreh Zoti Basha
Gjithashtu Zoti Basha tha se këto para do të pastroheshin në vend përmes ndërtimit.
“Paratë e drogës do të shkojnë për ndërtimin e kullave të Erion Veliajt. Çfarë e lidh Fatmir Xhafajn, Saimir Tahirin, Taulant Ballën, Erion Veliajn? I lidh pastrimi i parave të trafikut të drogës përmes ndërtimit të kullave. Kullat e teatrit do të ndërtohen për të pastruar paratë e drogës,”— tha ai.