
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se duhet “të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar.”
Në një postim në Twitter, zoti Basha falenderoi eurokomisioneren Mariya Gabriel dhe organizatën Europa Nostra për reagimet e tyre për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Faleminderit @GabrielMariya , @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK. https://t.co/DEXZps5rhP
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 15, 2020
Eurokomisionerja Gabriel dhe Europa Nostra kritikuan vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit Kombëtar.