Basha tek fasoneritë: Rama i la të falimentonin, paratë i ka për oligarkët

Nga Exit News
Basha tek fasoneritë: Rama i la të falimentonin, paratë i ka për oligarkët

Kreu i PD-së Basha u takua sot me pronarët e punonjësit e disa fasonerive në Fushë-Krujë, për të folur për problemet e tyre, veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19.

Shqetësimi kryesor i pronarëve ishte mungesa e ndihmës nga qeveria për të paguar detyrimet si ndaj punonjësve, ashtu dhe ndaj shtetit. Ata thanë se kanë shkarkuar punonjës nga puna pasi nuk përballonin dot kostot. Shumë prej të shkarkuarve nuk kanë përfituar as pagën e luftës. Disa fasoneri janë mbyllur dhe kanë shpallur falimentin.

Një prej pronarëve u shpreh:

“Kam patur rreth 60 punonjës, kam hequr 32 nga puna, të gjitha gra dhe vetëm 11 prej tyre kanë marrë pagën e luftës. Vazhdoj të aplikoj, por nuk kam përgjigje, nuk e di a do të dëgjohet zëri.” 

“Mund të jenë 6-7 ndërmarrje që janë mbyllur 2 ditët e fundit. Na lanë hapur, për të na lënë pa asnjë ndihmë. Vetëm nga marsi i ardhshëm mund të rimëkëmbemi dhe pa një ndihmë financiare është shumë e vështirë. Nga 160 vetë vetëm 13 kanë marrë ndihmë. Kam shkurtuar shumë vende pune, më vjen keq, por isha i detyruar,” tha një pronar tjetër.

Basha akuzoi qeverinë Rama për ngelizhencën ndaj fasonerive ku punosohen mijëra shqiptarë, teksa vazhdon i jep miliona euro, miqve të tij oligarkë:

“Nga këta mos prit përgjigje. Sikur të kishin patur pak zemër për t’ju dëgjuar, fasoneria paguan 12 milionë euro taksa, sikur ato para t’jua kishin kthyer për të mbështetur punonjësit, ju nuk do të kishit ardhur në këtë ditë.

Arsyeja pse nuk ju kanë mbështetur është se këta nuk kanë ndarë parà për ekonominë. Kanë vazhduar tendera koncesione, PPP, si të ishim në kohë normale. Lekët që duhet të vinin tek ju, i kanë çuar atje. Kjo është arsyeja pse e gjithë ekonomia, e gjithë industria është në vështirësi, në veçanti ju dhe turizmi.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>