Basha thërret në protestë qytetarët e Tiranës: Dilni masivisht!

Basha thërret në protestë qytetarët e Tiranës: Dilni masivisht!

Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin masivisht në protestë. “Sot është nata për të treguar se Tirana nuk bie, Tirana ngrihet.” – tha ai nga Bulevardi Dëshmorët e kombit, ku u ul këmbëkryq në rrugë.

Basha iu bashkua protestës rreth orës 17:30. Ai dënoi dhunën që policia ushtroi ndaj protestuesve dhe kërcënoi “ata që ushtrojnë dhunë barbare” se do të vihen përpara drejtësisë.

Jemi këtu për të dhënë sinjal se sa herë goditen dhe cënohen qytetarët opozita do jetë pranë tyre.” – tha Basha.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të shpërfillin qeverisjen e Ramës dhe të njohin vetëm të drejtën që u jep Kushtetuta.

Ulja në Bulevard, ku e priste kryetarja e LSI Kryemadhi, “është fillimi i një plani të përbashkët të opozitës“, ka njoftuar Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>