Basha thirrje bizneseve: Merrni masa për Covid-19, mos prisni nga qeveria

Nga Exit News
Basha thirrje bizneseve: Merrni masa për Covid-19, mos prisni nga qeveria

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje bizneseve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Në një takim me biznese në qytetin e Pogradecit, Basha pohoi se qeveria nuk ka asnjë plan për të përballuar këtë valë të dytë.

“Ju lutem, merrni masa maksimale, përmes distancimit, përmes maskave në ambjente të mbyllura dhe përmes higjenës. Qartësisht, qeveria është dorëzuar. Nuk ka asnjë plan, asjë strategji dhe refuzon të bëjë të ditur çfarë masash po merr për këtë valë të dytë, nëse mund ta quajmë kështu, të infeksioneve, e cila është shumë e lartë dhe që ka zhbërë sakrificën tremujore të secilit prej nesh.”

Basha tha se bizneset duhet të marrin masa për të “për një ndryshim sa më të shpejtë dhe sa më të madh në atë drejtim nga i cili do të përfitojnë të gjithë shqiptarët me ekonomi, me punësim dhe me mirëqenie dhe jo vetëm një grusht njerëzish.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>