Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot nga afër banorët e Borizanës, e cila ndodhet 5 kilometra larg Thumanës.
Zoti Basha theksoi se zona ka nevojë për inxhinierë dhe se asnjë ekspert ndërtimi nuk ka shkuar për ta parë gjendjen.
“Ata që kanë mbetur jashtë vëmendjes janë shumë. Në Borizanë pak kilometra larg Thumanës banorët që u janë dëmtuar shtëpitë kanë fjetur prej një javë nën streha plastmasi”.
Kryetari i PD-së, Basha, tha se disa familje “po detyrohen të marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet tu vijë në ndihme dhe nuk kanë ku të shkojnë”. Zoti Basha përsëriti edhe njëherë falenderime për kontribuesit dhe vullnetarët që po angazhohen për të ndihmuar nevojtarët dhe bëri thirrje:
“[…] bëj thirrje për shtimin me urgjencë të grupeve të vlerësimit në terren me qëllim përmbylljen sa më parë të vlerësimit profesional të gjendjes së banesave. Koha nuk pret”