Basha thirrje për të dalë në votime

Nga Exit News
Basha thirrje për të dalë në votime

Kryetari i PD-se Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë gjatë 3 orëve të fundit.

“Dua t’ju them shkoni dhe flisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë e votimit. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit”, u shpreh Basha për median, nga Durresi.

Basha i kërkoi qytetarëve të ndihmojnë ata që nuk munden: “Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>