
“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe facebooku e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale”. Kështu shkroi sot në darkë kryetari i PD-së në Twitter.
Basha i bëri thirrje prokurorisë të hetojë veprimet e qeverisë për dhunimin e fjalës së lirë.
“Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”.