Basha thirrje qeverisë të bëj publik planin që nxjerr vendin nga karantina

Nga Exit News
Basha thirrje qeverisë të bëj publik planin që nxjerr vendin nga karantina

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi të enjten qeverisë që të vendosë me transparencë mbi planin që nxjerr vendin nga karantina dhe siguron kapërcimin e krizës ekonomike.

Gjatë një videodeklarate me gazetarët, Basha u shpreh se faktet e raportuara nga qeveria nuk janë të plota dhe kjo e bën të vërtetën gjysmake.

“Qeveria ka marrë një sërë masash por nuk ka një plan as për daljen nga kriza as për përballjen me sukses të plotë të pasojave të krizës, akoma nuk e dimë nëse qeveria ka një plan të tillë, nëse ka një plan të ri për daljen nga karantina, për sistemin shëndetësor, për testimet, për periudhën e tranzicionit derisa të gjendet vaksina.

Nëse e ka, i përsëris thirrjen për herë të dytë brenda 24 orëve, ta bëj publik!

Transparenca mbetet problem, të gjithë përpiqemi të analizojmë mbi fakte gjysmake sepse nuk thuhet e vërteta, ka një frikë nga shifrat ka një frikë nga e vërteta.”

Kryeministri Rama është shprehur së fundmi se qeveria ka në plan të rihapë gradualisht vendin duke lehtësuar masat kufizuese.

Megjithatë qeveria nuk ka bërë publike asnjë plan konkret se si do të vazhdohet më tej me përballjen e epidemisë.

Qeveria pretendon se nuk është bërë asnjë gabim me masat e marra dhe falë tyre numri i viktimave është mbajtur i ulët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>