Basha thirrje qytetarëve: Mos i hapni derën Ramës

Nga Exit News
Basha thirrje qytetarëve: Mos i hapni derën Ramës

Kryetari i PD-së Basha i kërkoi qytetarëve të Tepelenës të mos votojnë kryeministrin Rama, në zgjedhjet e 25 prillit. “Ai që ju la tetë vite dhe numëro po vjen prapë, po troket prapë, mos ja hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për tetë vite nuk bën dot më asgjë”, u shpreh Basha nga Tepelena, të shtunën.

Ai premtoi miratimin e statusit të minatorit brenda 6 muajve të parë të qeverisë së tij:

“Brenda 6 muajve të parë statusi i minatorit, statusi i atyre që kanë kaluar jetën e tyre nën tokë, përfshirë afro 14 mijë pensionistë minatorë”.

Gjithashtu, Basha i bëri thirrje qytetarëve të majtë dhe të djathtë të votjnë PD-në:

“Të djathtë e të majtë, sot ju them, bashkohemi të gjithë bashkë për ndryshim, duke votuar Aleancën për Ndryshim. I them sot çdo shqiptari, unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>