Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të mbrojnë Teatrin Kombëtar. “Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të mbrojnë teatrin. Teatri ëshët vija e fundit para diktaturës”, tha Zoti Basha në një komunikim me gazetarët.
Basha tha se “Unë dhe drejtuesit e lartë të PD, dhe e gjithë opozita do të jemi këtu gjithë kohës”. Ai bëri thirrje për largimin e Kryeministrit Rama:
“Për sa kohë do të vazhdojë të qendrojë Rama, dhuna, vjedhja, zhvatja do të vazhdojë. Edi Rama është përgjegjësi për të gjitha këto. Qeveria do të grabisë shtetin. Në vend që të merremi me pasojat e pandemisë, vemendja e kryeministrit është të vjedhë Teatrin”.