Lulzim Basha, kryetari i PD-së ka reaguar sërish ndaj Twitterit të kryeministrit Rama.
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe”, shkroi Basha në Twitter.
Ai i bëri thirrje Ramës të lërë “sulmet politike dhe aleanca e plehrave” pasi ato “nuk e mbulojnë dot dështimin tënd”. “Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve!”, përfundoi Basha.