
Kryetari i PD ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë, duke i kërkuar qeverisë transparencë për të.
Në një postim në Facebook, Lulzim Basha shkruan:
“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.”
Më herët, kryeministri Rama ironizoi Bashën duke e kujtuar se negociatat ishin bllokuar prej muajsh.