Basha thirrje SPAK-ut: Hetoni aferën e inceneratorëve, pyesni Ramën e Ahmetaj

Nga Exit News
Basha thirrje SPAK-ut: Hetoni aferën e inceneratorëve, pyesni Ramën e Ahmetaj

Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri apel prokurorisë Speciale Anti Korrupsion që të hetojë thellësisht kompanitë e inceneratorëve, të cilat po marrin miliona euro nga buxheti i shtetit pa bërë asnjë punë.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha i bëri thirrje kreut të SPAK Arben Kraja që të hetojë dhe marrë në pyetje kryeministrin Rama dhe ministrin Ahmetaj që kanë firmosur për kalimin e miliona eurove tek kompani fantazëm:

“Arben Kraja të dalë dhe të flasë publikisht për aferën e inceneratorëve, i kërkoj sot të bëjë detyrën, të dalë dhe të tregojë në çfarë stadi janë hetime, prokurorët e ngarkuar, plani, kur do të pyeten Rama, Ahmetaj që brenda një dite morën 17 vendime, kush qëndron pas këtyre inceneratorëve, pse kanë marrë 75 milionë euro, kur Ministria e Financave thotë se nuk është i investuar as 12%, ku kanë shkuar paratë.

Cila qeveri në botë bën 17 vendime brenda ditës për një  kompani që ka marrë koncesion pa asnjë garë?!”

Basha theksoi se të njëjtët persona fshihen pas tre kompanive të inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Kompanitë kanë përfituar deri tani 75 milionë euro, dhe priten të marrin dhe qindra të tjera.

“Rama i ka dhënë dhjetëra milion euro të parave të popullit shqiptar një personi që ka një  kompani guancë me 3 incerenatorë në Elbasan Fier dhe Tiranë. 

75 milion euro nga shteti për kompani pa asnjë punëtor. Çfarë janë këta që në kohë pandemia marrin dhjetëra milion euro dhe nuk kanë asnjë punëtor.”

Për të lexuar më shumë për aferën e inceneratorëve, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>