Basha tregon se ku do t’i gjejë paratë për të paguar Becchetin

Nga Exit News
Basha tregon se ku do t’i gjejë paratë për të paguar Becchetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi për detyrimin e Shqipërisë për t’i paguar 110 milionë euro biznesmenit italian Francesco Beccheti, për konfiskimin e televizionit Agon Channel. Ai premtoi se qeveria e tij këtë faturë do ta paguajë me “pasuritë e tyre që kanë zhvatur buxhetin e shqiptarëve”:

“Do bëj që këto para të mos paguhen nga paratë e shqiptarëve por nga pasuritë e tyre që kanë zhvatur buxhetin e shqiptarëve”.

“Për inat dhe aferat e Ramës shqiptarëve u ka ardhur 110 milionë euro për Bechetin, që mund të ishin hapur vende pune, shkolla, mund të ishin rritur pensionet, mund të ishin hapur fabrika, apo vende pune për rininë, janë paratë e shqiptarëve. Në fakt vetëm për mllefin e një njeriu këto 110 mln euro duhen paguar si dëmshpërblim”, tha Basha, në takim me banorët e zonës së ish-uzinës së autotraktorëve

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>