
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi të martën në një takim me punonjëset e një fasonerie në Durrës, se si do të realizojë qëllimin për pagën minimale 360 mijë lekë.
Basha sqaroi e paga minimale nuk rritet me akt normativ, por duke i ulur sipërmarrjes taksat, çmimet e naftës dhe energjisë.
Në këtë mënyrë shteti bëhet një aleat me sipërmarrjen, tha Basha.
Ai i tregoi edhe planin që Partia Demokratike ka për rindërtimin dhe rritjen e punësimit.
“Procesi i dëmshpërblimit, rindërtimit është i pandershëm. Në Durrës kam dëgjuar se si një apartament i shkatërruar, ka qenë fillimisht DS5, është regjistruar si e tillë, e mbrapa është regjistruar DS3. Hapi i parë që do të bëjmë është rivlerësimi i dëmeve. Do e bëjmë në mënyrë të tillë që procesi të ecë sa më shpejt”, tha Basha.