Basha, TVSH dhe taksat vendore rëndojnë biznesin

Nga Exit News
Basha, TVSH dhe taksat vendore rëndojnë biznesin

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka postuar një video propagandistike për peshën e rëndë të TVSH-së tek bizneset e vogla.

“Biznesi [..] është i ngarkuar me peshën e rëndë të TVSH-së, [..] taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë [..]. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, shkroi Basha në Facebook, të mërkurën.

Sipas videos të publikuar nga Basha, Gani Rama, një pronar lokali tha se “është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël”.

Ai shprehet se biznesi rëndohet edhe nga taksa e arsimit:

“Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Rritja e çmimit të ujit dhe korrentit. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>