Basha uron Klodiana Lalën: BE mesazh drejtësisë

Nga Exit News
Basha uron Klodiana Lalën: BE mesazh drejtësisë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar gazetaren Klodiana Lala për çmimin e BE-së për investigimin e dosjes 339.

Në një postim në Twitter, sot, Basha shkroi se ky vlerësim është “një tjetër dëshmi se krimi elektoral i 2017 ka ndodhur, atë e ka parë dhe e ka pranuar e gjithë bota, faktet janë aty në dosjen 339 dhe 184, por drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk vepron”.

Ai tha se me këtë çmim “BE qartësisht ka dhënë mesazhin që drejtësia të paktën duhet të ngrihet në nivelin e investigimit të gazetares Lala dhe të cojë përpara drejtësisë organizatorët dhe ekzekutorët e krimit elektoral të vitit 2017”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>