
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi, të shtunën, Armin Laschetin për zgjedhjen e tij në krye të partisë CDU, drejtuar më parë nga Angela Merkel.
Në një postim në Twitter, Basha shkroi:
“I nderuar Armin Laschet urime për zgjedhjen tuaj si kryetar i CDU-së. Shumë suksese në drejtimin e simotrës tonë CDU drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Unë dhe Partia Demokratike presim të vijojmë punojmë së bashku për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE.”
Unioni Kristian Demokrat, CDU, është parti simotër e PD-së.
Votimi për kreun e ri të CDU erdhi pas njoftimit të largimit të Merkel nga politika, mbas mbarimit të mandatit së kancelares.
Lascheti mundi në garë Friedrich Merzin. Laschet mori 521 vota, ndërsa Merz 466.
Votimi u mbajt online për shkak të pandemisë.