Kreu i Partisë Demokratike i ka uruar fëmijëve dhe mësuesve suksese në prag të nisjes së vitit të ri shkollor dhe ka akuzuar qeverinë si të papërgatitur për nisjen e vitit shkollor.
Në një shënim të gjatë në rrjetin social Facebook, Basha thotë se i njeh vështirësitë e prindërve për shkak të paqartësisë mbi situatën në shkolla, për të cilën akuzon qeverinë.
Refuzimi i qeverisë për të testuar mësuesit është problemi i parë sipas tij, që përkeqësohet nga fakti që mësimi do të bëhet me katër turne dhe mësuesit do duhet të punojnë me orare të zgjatura dhe kosto të shtuara për t’u pajisur me maska.