Basha uron nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor

Nga Exit News
Basha uron nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor

Kreu i PD-së Lulzim Basha uroi, të hënën, nxnënësit për nisjen e vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Basha uroi nxënësit e klasës së parë, të cilët ulen për herë të parë në banka, në kushtet e pandemisë:

“Një urim i veçantë nga zemra për vogëlushët që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.”

Po ashtu Basha uroi mësuesit, përgjegjësia mbi të cilët është më e lartë këtë vit:

“Urime më të mira për mësuesit tanë që këtë vit do të përballen me orare të zgjatura dhe vështirësi më të mëdha se vitet e tjera.”

Në fund, Basha i bëri apel nxënësve që të respektojnë masat dhe të ruajnë njëri-tjetrin dhe familjet e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>