Basha: Vendimi i Këshillit jo ai që prisnim, 9 kushtet e Gjermanisë udhërrëfyes për negociatat

Basha: Vendimi i Këshillit jo ai që prisnim, 9 kushtet e Gjermanisë udhërrëfyes për negociatat

Plotësimi i 9 kushteve të vendosura nga Gjermania janë cilësuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si “udhërrëfyesi i negociatave” për Shqipërinë, realizimi i të cilave sipas zotit Basha kërkon “aftësi drejtuese”.

Në një intervistë për Euroactiv, kreu i PD ka deklaruar se vendimi i Këshillit Europian për të shtyrë nisjen e bisedimeve për vitin tjetër nuk ishte vendimi që shqiptarët “dëshironin dhe shpresonin”:

Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë.  Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.

Mbrëmjen e së enjtes liderët e BE-së diskutuan për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me veton e Francës, Holanda, Danimarka e Spanja ndryshuan qëndrim duke bërë që të vendosej për shtytjen e hapjes së këtij procesi për vitin tjetër.

Për sa i përket 9 kushteve të vendosura nga Gjermania, një prej tyre është reforma zgjedhore, e cila duhet bërë sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe me përfshirjen e të gjitha palëve. Për këtë PD ka vendosur 5 kushte, por që socialistët nuk i kanë marrë ende parasysh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>