Basha: Vendimi i opozitës, 1 koalicion dhe 1 qëllim

Nga Exit News
Basha: Vendimi i opozitës, 1 koalicion dhe 1 qëllim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të enjten se ai do të jetë kandidati për kryeministër i opozitës. Në Opinion, Basha tha se vendimi strategjik i opozitës është një koalicion dhe një qëllim.

Basha deklaroi:

“Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj. Po vjen ora për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe për të vendosur një standard të ri. Do jenë vendime taktike, për të cilat ne po konsultohemi. Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë. Jemi në fund të rakordimeve politike, për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik. Të bëjmë të mundur që asnjë votë të mos shkojë kot. Në funksion të këtij qëllimi do shfaqim edhe taktikën tonë”.

I pyetur për kandidaturat e PD për zgjedhjet e ardhshme kryedemokrati nuk zbuloi asnjë emër por tha se shumë shpejt do të prezantohen të gjithë.

Kreu i opozitës premtoi  cilësi më të lartë të kandidaturave që do të përfaqësojnë popullin në Kuvend.

Për koalicionin ai tha së  përshin dhe zëra kritik por motivi që mban bashkë është largimi i Edi Ramën dhe interesi i qytetarëve. Mes të tjerash Basha u shpreh:

“Opozita, PD, ne jemi në këtë qasje jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për një udhëkryq ku shqiptarët do të vendosin. Sfida për opozitën dhe mua personalisht është ta konturojmë këtë ndryshim. 25 prilli është një referendum për ndryshim. Sfida e PD, e opozitës së bashkuar është t’i japim formë, thelb dhe kontur ndryshimit”.

Basha tha se Rama është i larguar dhe nuk e konsideron largimin e tij si sfidë të opozitës:

“Sfida e koalicionit nuk është largimi i Edi Ramës, Rama është i larguar, sfida është që koalicioni të vërtetojë që mbart shpresën për ndryshim e ta kthejë këtë shpresë në projekte”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>