Basha: Vetëm garancia e votës zgjidh krizën në Shqipëri

Nga Exit News
Basha: Vetëm garancia e votës zgjidh krizën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha theksoi sot pas një takimi me përfaqësues të Këshillit të Evropës (KiE) se zgjidhja e krizës në Shqipëri vjen nga zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore “sipas standardeve demokratike”. Për standarde Kryetari i PD-së iu referua garantimit të votës së lirë, e cila, ai tha se cenohet nga “diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit”.

Mesazhin Basha e përcolli përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëroi me foto nga takimi me përfaqësuesit e KiE-së.

Basha falenderoi përfaqësuesit për mbështetjen që i japin Shqipërisë, pasi:

“Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.”

Ditën e sotme, Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Anders Knape, Sekretari i Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidentja e Dhomës së Rajoneve Gunn Marit Helgesen, Presidentja e Dhomës së Autoriteteve lokale Xavier Cadoret dhe të tjerë zyrtarë shoqërues zhvilluan takime të niveleve të larta në Shqipëri.

Pas një takimi me përfaqësues të KiE-së, Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla theksoi për mediat se nuk ka zgjedhje të parakohshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>