Basha vizitë në Elbasan për Ditën e Verës

Nga Exit News
Basha vizitë në Elbasan për Ditën e Verës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vizitoi të dielën Elbasanin në ditën e Verës.

Ai u prit nga qytetarë të Elbasanit ku ishte së bashku me drejtuesit politik të këtij qarku Gazment Bardhin.

Me dhjetra qytetarë ishin mbledhur për ta pritur Bashën.

Por të dielën Policia njoftoi se do të ndalohet çdo grumbullim në ditën e verës dhe tha se do të ketë shtim të kontrolleve.

Policia do të monitorojë mbajtjen e detyruar të maskës nga të gjithë qytetarët.

Në vizitën e kreut të PD në videon e publikuar nga ai, shihet se disa prej të qytetarëve dhe Gazment Bardhi janë pa maskë.

Më herët kreu i PD organizoi një takim në Kavajë ku qindra qytetarë u mblodhën.

Policia e gjobiti kryetarin e PD-së me 5 milionë lekë për këtë shkelje të rregullave anti-Covid.

Me masat aktuale në Shqipëri ndalohet grumbullim ii më shumë se 10 personave në ambient të hapur dhe të mbyllur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>