Krimi dhe mungesa e sigurisë publike në Vlorë ka shkatuar vetëm muajt e fundit 6 të vdekur, 11 të plagosur midis të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar, 5 atentate dhe 18 persona të zhdukur. Sipas Kryetarit të PD-së lulzim Basha, këto ngjarje kriminale janë rezultat direkt i prishjes së pazareve të drogës ndërmjet bandave. Ai tha se gjendja në Vlorë tregon se si Policia është një shtojcë e organizatave kriminale.
Zgjidhja e vetme për të pastruar vendin nga politikanët e lidhur me krimin dhe çliruar ekonominë nga oligarkët, sipas Zotit Basha, është ligji i vettingut politik, i cili do të bëjë të mundur “sekuestrimin e pasurive të të gjitha kompanive, individëve dhe oligarkëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP-je, tenderash dhe koncesionesh me Edi Ramën dhe lukuninë e tij barbare të hajdutëve”.
Zoti Basha shtoi se:
“Duket qartë që Edi Rama nuk e do vetingun politik dhe do të bëjë gjithçka për ta bllokuar atë. Arsyet janë të qarta. Me vettingun politik, asnjë nga krerët aktualë të pushtetit nuk mund të qendrojnë më në karriget që kanë uzurpuar. Sekreti i tyre nuk është as vizioni, as plani, as oferta, as alternativa, as zgjidhjet për shqiptarët. Sekreti i tyre është marrëdhënia me krimin.”
Ndërsa për raportimin e Arta Markut në Kuvend, Basha u shpreh se:
“Arta Marku po të ishte prokurore, sot duhej të arrestonte të paktën një duzinë prej atyre prej të cilëve po u flet. Po Arta Marku është shërbëtore e Edi Ramës dhe jo Prokurore e Republikës.”
Lidhur me situatën e rënduar kriminale në qytetin e Vlorës, Zoti Basha tha:
“Emergjenca kombëtare kurrkund tjetër nuk merr shprehje kaq të dhimbshme e të përgjakur sa në qytetin e Vlorës. Këtu në Vlorë vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte, i cili i atribuohet drejtpërdrejtë klaneve kriminale “Habilaj”, “Xhafaj” dhe kriminelëve të tjerë.
Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar në Vlorë për dy arsye të thjeshta. Edi Rama, kryedeputet i Vlorës ia dorëzoi kontrollin e këtij qyteti dhe këtij qarku Saimir Tahirit dhe pas komprometimit të tij të plotë, përmes hetimeve të antimafias italiane Fatmir Xhafës.”
Deklaratave të Kryetarit të PD-së për krimin në Vlorë iu përgjigj Kryeministri Rma , i cili nga foltorja e Kuvendit u shpreh se “Për këdo që ndjek shifrat, mjafton të shohë se si ishte situata e krimit në Vlorë 5 vite më parë dhe si është sot, si nata me ditën. Sigurisht që nuk është ditë më diell, por është ditë dhe jo natë”