
Pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se është prishur marrëveshja e 5 qershorit.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan:
“Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët.Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!”