Basha: Votoj Vetingun nëse ndryshojnë 7 ligjet, por më parë qeveri teknike

Basha: Votoj Vetingun nëse ndryshojnë 7 ligjet, por më parë qeveri teknike

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka vënë sot kusht kryeministrit Rama për miratimi e ligjit të Vetingut. Basha theksoi se do ta votojë këtë ligj, por nëse i hapet rrugë me parë qeverisë teknike.  Gjithashtu, ai i është përgjigjur dhe deklaratave të Ramës, që e akuzon opozitën se ka frikë nga drejtësia dhe kërkon bllokimin e reformës.

“Ta bëjmë vetingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur, por më parë ta nisim nga qeveria teknike. Pas korigjimit të 7 ligjeve, urdhëroni të bëjmë vetingun dhe të shohim se kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Nëse nuk tremben nga drejtësia, le t’i lënë rrugë qeverisë teknike”, deklaroi Basha.

Zoti Basha foli edhe për alarmin që ngriti ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt, se po qarkullojnë rreth 2 miliardë lekë të pista me të cilat mund të blihen deputetë në zgjedhje.

“Mbrëmë ambasadori i OSBE, Bernd Borchard më në fund lëshoi kushtrimin për kauzën që kemi ngritur tash tre vite: Dy miliadë euro të pista për të blerë zgjedhjet e shqiptarëve! Para të pista, qeveri e pistë, lojë e pistë, zgjedhje të pista ne nuk do të pranojmë kurrë”, deklaroi Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>