Basha zotohet se qeveria e tij do të anulojë ligjin e arsimit të lartë

Nga Exit News
Basha zotohet se qeveria e tij do të anulojë ligjin e arsimit të lartë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur sot disa nga objektivat e tij për arsimin nëse vjen në pushtet pas 25 prillit.

Basha është zotuar se qeveria e ardhshme do të anulojë ligjin aktual për arsimin e lartë.

Gjatë bisedës me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku, kreu  i demokratëve theksoi se një prioritet i qeverisë së tij do të jetë mbështetja financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Basha shtoi se për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do paguajë të gjithë tarifën e programit bachelor ose master.

Ndërsa për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj, shteti do paguajë gjysmën e tarifës.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha u ndal edhe tek situata e pandemisë dhe tek vaksina. Ai dënoi vizitën e kryeministrit Rama në Nju Jork dhe pohoi se ka kërkuar ndihmë nga udhëheqës Europianë për garantimin e disa dozave për mbulimin e nevojave të personelit shëndetësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>