Basha:60 biznese mbyllen në ditë, kriza ekonomike po thellohet çdo ditë e më shumë

Nga Exit News
Basha:60 biznese mbyllen në ditë, kriza ekonomike po thellohet çdo ditë e më shumë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se 60 biznese mbyllen në ditë dhe kriza ekonomike po thellohet çdo ditë e më shumë.

Në një status në Facebook, pas takimit me biznesin e e vogël, ai shkruan:

“60 biznese mbyllen në ditë. Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Fuqia blerëse ka rënë, faturat e dritave dhe të ujit janë dyfishuar gjatë muajve të pandemisë dhe bizneset nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë qiratë apo punonjësit. Pronarët përplasen me qiramarrësit sepse nuk kanë marrë qiratë me të cilat jetojnë dhe asnjë dëmshpërblim nga qeveria edhe pse iu premtua.”

Basha akuzoi Ramën se përdori lekët e shqiptarëve për të paguar oligarkët dhe jo për të ndihmuar familjet shqiptare.

“Ramavirusi shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët. Edi Rama përdori lekët e shqiptarëve për të paguar oligarkët dhe jo për të ndihmuar familjet shqiptare, që sot jo vetëm në Tiranë po në çdo cep të Shqipërisë i kanë tryezat bosh dhe shpresën të copëtuar nga lënia pas dore.”

Basha tha se kjo situatë “mund të ndryshojë vetëm duke kthyer vëmendjen tek qytetarët, duke i’u kthyer paratë e vjedhura e të grabitura nga kjo qeveri gjatë viteve dhe në veçanti gjatë muajve të fundit të pandemisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>