Basha: Reformë të vërtetë zgjedhore për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme

Basha: Reformë të vërtetë zgjedhore për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme

“Ne jemi te hapur për të gjithë instrumentat që garantojnë rrugën përpara, rrugë që kalon përmes miratimit të reformës zgjedhore, garantimit të vullnetit politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zgjedhje të parakohshme, parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë.”

Kështu u shpreh drejtuesi i opozitës Lulzim Basha për mediat pas takimit me përfaqësuesit e Këshillit të Europës.

Zoti Basha tha se me raportuesit e Këshillit foli për zgjidhjen e krizës politike, miratimin e reformës zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme.

Në lidhje me këto të fundit, Basha nuk dha ndonjë periudhë kohore se kur do të mbahen, duke theksuar se është çështje e vullnetit të palëve.

“Është çështje vullneti e të gjitha palëve, kemi plan prej 5 pikash që të shpejtojnë fazën e parë atë të reformës zgjedhore, duke i garantuar qytetarëve votën dhe mbajtjen sa më parë të zgjedhje te parakoshme me kodin e ri zgjedhor”

Ndërsa për kryebashkiakët Kajmaku dhe Babani, të cilet kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale, Basha i bëri thirrje prokurorisë të zbatojë ligjin e dekriminalizimit. Ai kërkoi shkarkimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>