Bashkia e Tiranës ka nisur ditët e fundit ndërtimin e një këndi lojërash në Parkun Rinia.
Punimet do të bëhen nga kompania Agi Kons , e cila u shpall fituese e tenderit në 6 qershor 2019.
Sipas të dhënave të tenderit në OpenData, fondi limit për këtë tender ka qenë rreth 850 mijë euro pa TVSH dhe në garë morën pjesë tetë kompani. Oferta e kompanisë Agi Kons ishte rreth 640 mijë euro, ose sa 75 për qind e fondit limit.
OpenData e ka shënjuar me ‘flamur problematik’ këtë tender, pasi Bashkia Tiranë ka skualifikuar nga gara të shtatë kompanitë e tjera, përveç kompanisë fituese.
Sipas renderave të projektit, parashikohet ndërtimi i disa hapësirave argëtimi për fëmijë e të rritur.
Ndërkohë Bashkia Tiranë, ka filluar prej muash vendosjen e kioskave të shërbimeve të ushqimit të shpejtë në Park.