Bashkëpunon me presidentin autokrat, kompania amerikane shkarkon arkitektin Bjarke Ingels

Bashkëpunon me presidentin autokrat, kompania amerikane shkarkon arkitektin Bjarke Ingels

Bjarke Ingels, arkitekti i famshëm i Teatrit Kombëtar, është shkarkuar nga kompania e madhe e pasurive të paluajtëshme, WeWork, pas zbulimit se ai po bashkëpunon me presidentin autokrat brazilian Bolsonaro.

Kompania e famshme amerikane WeWork njihet për misionin e saj për të rritur ndërgjegjësimin në botë dhe për të ulur impaktin negativ që njerëzit kanë në natyrë.

Në fillim të këtij muaji, Ingels shkaktoi një stuhi debatesh në Twitter kur u fotografua me presidentin brazilian të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, duke udhëtuar nëpër vend “për të mbledhur informacione ” për një masterplan të turizmit që ai po harton për një zonë në veri-lindje të Brazilit.

Bashkëpunimi i Ingels me Bolsonaron bie ndesh me qendrimet tij, të cilat e bënë të fanshëm botërisht, se “shoqëria dhe mjedisi kanë rëndësi parësore”. Ndërkohë që Bolsonaro njihet për qendrimet e tij kundra homoseksualëve dhe kundër mbrojtjes së natyrës. Bolsanero ka deklaruar se preferon që më parë djali i tij të vdesë se sa të jetë gay, ndërsa një deputeteje në parlament i tha se ‘nuk do ta përdhunonte sepse ishte shumë e shëmtuar’. Ndërsa vitin e kaluar ai tha se studimet mbi shpyllëzimin e Amazonës ishin lajme të rreme dhe shkarkoi nga puna drejtorin e institutit që bëri studimin.

Për këtë temë, shkroi dhe Exit.al që prej kohësh po ndjek punën e Bjarke Ingels për Teatrin Kombëtar dhe projekte të tjerat të tij me kryeministrin Rama e kryebashkiakun Veliaj.

Kritikave të forta për bashkëpunimin me Bolsoron, Bjarke Ingels iu përgjigj duke thënë se “bërja e një liste shtetesh dhe kompanish me të cilat studioja e tij BIG nuk duhet të punojë, është një thjeshtëzim i tepruar i një bote komplekse”.

Në të njëjtën ditë kur Ingels bëri këtë deklaratë, më 28 janar, kompania WeWork njoftoi shkarkimin e tij.

Përpara se kompania të punësonte Bjarke Ingelsin si arkitekt të sajin, vlera e saj ishte rreth 20 miliard dollarë, por tashmë ajo është ulur dhe kompania ka pasur rreth 2 miliardë dollarë humbje si pasojë e dëmtimit të imazhit.

Bjarke Ingels është një prej arkitektëve më të afërt të Kryeministrit Rama.

Kohët e fundit ai u bë edhe më i famshën në Tiranë pas përfshirjes në skandalin e shpronësimit të tokës publike, pa konkurs dhe përmes një ligji special, në të cilën do të ndërtohet Teatri Kombëtar. Dhe pavarësisht protestave të vazhdueshme të aktorëve dhe regjisorëve, Bjarke Ingels bëri një raportim pozitiv nga Barcelona për projektin, duke kundershtuar deklaratën e tij për “krijimin e mundësive për jetët njerëzore”.

Rasti i kontratës së Bjarke Ingelsit për projektimin e Teatrit Kombëtar është bërë në shkelje të ligjit, siç Exit News ka shpjeguar më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>