Bashkia 150 milionë lekë shpërblim për klubin e futbollit Tirana

Nga Exit News
Bashkia 150 milionë lekë shpërblim për klubin e futbollit Tirana

Bashkia Tiranë ka vendosur të shpërblejë me 150 milionë lekë klubin e futbollit të Tiranës, e cila këtë vit u shpall kampione e kampionatit kombëtar dhe shënoi 100 vjetorin e themelimit.

Lajmi u bë publik nga kryebashkiaku Veliaj gjatë një mbledhje virtuale të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Veliaj njoftoi se nga viti tjetër çdo ekip i Tiranës që fiton kupa në sporte të ndryshme do të marrë shpërblim financiar:

“Të gjitha ekipet që do të sjellin kupa në Tiranë dhe kushdo që fiton kampionatin apo edhe kampionate të tjera, mund të jenë volejbollistët e Farkës apo basketbollistët e Dinamos, ne do të vazhdojmë të shpërblejmë ata që e stolisin me kupa Tiranën.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>