Bashkia e Durrësit raporton 380 hektarë të përmbytur

Nga Exit News
Bashkia e Durrësit raporton 380 hektarë të përmbytur

Të paktën 380 hektarë janë përmbytur nga shirat e këtyre ditëve, raporton Bashkia e Durrësit.

Në një komunikim këtë të shtunë, Bashkia informon se janë përmbytur 40 hektarë në Rrashbull, 20 hektarë në Katundi të Ri, 220  hektarë në Sukth dhe 100 hektarë në Ishëm.

Bashkia deklaroi se do të evakuuohen rreth 250 familjeve nga të cilat rreth 150 në Katundi të Ri dhe rreth 100 familje në Sukth.

“Në Sukth janë të rrezikuara nga përmbytjet pallatet dhe shtëpitë e ulëta në qendër të njësisë si pasojë e daljes së lumit Erzen nga shtrati, po kështu rrezikohen 20 shtëpi në lagjen Stalla, ndërsa në Vadardhë në rrezik përmbytjeje janë lagjet 2 dhe 6, ndërkohë rruga në kryqëzimin e fshatrave Perlat me Rrushkull është e pakalueshme. Në njësinë e Katundit të Ri rezervuari është i tejmbushur dhe uji ka filluar të rrjedhë mbi barriera duke rrezikuar të përmbyten disa shtëpi në zonë, po kështu uji ka dalë mbi urën Erzen.”, vijon Bashkia Durrës.

Ajo shtoi se sëbashku me shtabin e emergjencave është në shërbim 24 orë të qytetarëve.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme