Bashkia e Durrësit reagon pas akuzave të PD: Pallati, i klasifikuar si i dëmtuar

Nga Exit News
Bashkia e Durrësit reagon pas akuzave të PD: Pallati, i klasifikuar si i dëmtuar

Bashkia e Durrësit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me procesin e ndarjes së fondeve për rindërtimin.

Në një deklaratë për shtyp, bashkia deklaroi se pallati në fjalë i denoncuar nga PD është klasifikuar si i dëmtuar nga ekspertët, pasi ka patur dëmtime në kolona.

Në aktin e konstatimit pallati është klasifikuar me shkallë dëmi DS3 dhe në këtë akt konstatimi ekspertët shkruajnë se në këtë pallat ka çarje të kolonave dhe lidhjeve të kolonave me kornizën bazë si dhe në lidhjet e mureve të bashkuar. Po kështu ekspertët që janë inxhinierë kanë konstatuar edhe shufra të dala jashtë kolonave. Këto dëme janë konstatuar edhe nga inxhinierët qipriotë që kanë shkuar për të parë të njëjtin pallat. Ekspertët i kanë dokumentuar dëmet me shkrim dhe me foto dhe kanë firmosur një akt ekspertimi i cili është i vlefshëm për godinën.”

Bashkia shton se po vijon punën e saj në kuadër të procesit të rindërtimit duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>