Bashkia pranon që ka pasur plan për lokal në Parkun e Liqenit, por thotë se e ka ndryshuar

Bashkia pranon që ka pasur plan për lokal në Parkun e Liqenit, por thotë se e ka ndryshuar

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë Brunilda Paskali ka pranuar se në projektin e mastër planit ka qenë përfshirë ndërtimi i një lokali, madje me emrin Grand Caffe.

Gjatë një bisedë në News 24 të martën në mbrëmje, Zonja Paskali u shpreh se ky propozim është hedhur poshtë dhe varianti që po është duke u zbatuar nuk përfshin ndërtim lokali.

Pretendimi i Zonjës Paskali është vështirë të vërtetohet, pasi publiku nuk është informuar asnjëherë për masterplanin e Parkut të Liqenit dhe përmbajtjen e tij, edhe pse ligji e bën të detyrueshme këtë gjë.

Mungesa e dijenisë publike, i jep mundësi drejtuesve të Bashkisë që ta ndryshojnë atë sa herë që ndeshin me kundërshti në publik dhe duke petenduar, pastaj, se reagimet publike janë të pabaza.

Edhe pse ka patur reagime të ashpra nga publiku, Bashkia Tiranë nuk ka bërë ende transparence, si për këndin e lojrave që ka filluar të ndërtohet në Park, ashtu edhe për elementët dhe objektet e tjera të masterplanit të Parkut.

Ndërsa për lokalin, Bashkia duket se ka vendosur të tërhiqet, është e paqartë se çfarë ka vendosur të bëjë me terrenet sportive me fusha të ngurta, si fushat e basketbollit dhe platformën e betonit për rrëshqitje me rrota, apo urën e betonit mbi liqen, që nuk dihet se çfarë qëllimi ka.

Vendimi për mos ndërtimin e godinës bar-kafe duket se është rezultat i përpjekjeve të qytetarëve që kanë përshkallëzuar protestat e tyre për të detyruar Bashkinë Tiranë të zbatojë ligjin dhe të heqë dorë nga betonizmi i Parkut të Liqenit.

 

Artikuj të lidhur:

Plani i Parkut të Liqenit përfshin ndërtime

Paligjshmëria dhe arbitrariteti i Zotit Veliaj dhe pamendtë e mia

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>