Bashkia hedh poshtë denoncimin e opozitës: Familja Balla merr bonus qiraje

Nga Exit News
Bashkia hedh poshtë denoncimin e opozitës: Familja Balla merr bonus qiraje

Bashkia Tiranë i është përgjigjur denoncimit të Partisë Demokratike se ka lënë pa mbështetje familjen Balla në Kombinat, shtëpia e së cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një njoftim për median, bashkia thotë se familja Balla ka marrë bonus qiraje çdo muaj, që prej tërmetit.

“Banesa e familjes Jani dhe Bukurie Balla është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e për këtë arsye kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira”, thuhet në deklaratën e bashkisë.

Sipas bashkisë, familja Balla do të përfitojë dhe shtëpi të re të ndërtuar nga shteti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>