Bashkia përgënjeshtron PD në lidhje me familjen Jaca: Nuk kanë aplikuar për ndihmë

Nga Exit News
Bashkia përgënjeshtron PD në lidhje me familjen Jaca: Nuk kanë aplikuar për ndihmë

Bashkia Tiranë ka përgënjeshtruar denoncimin e Partisë Demokratike të premten për lënien pa ndihma të familjes Jaca.

Në një njoftim zyrtar, më 10 tetor, Bashkia shkruan se zonja e cila foli në video nuk quhet Fatime Jaca por Tatjana Lake.

Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit”

Ditën e premte PD publikoi një video ku familja Jaca  kërkonte ndihmë për ndërtimin e shtëpisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>