
Të gjithë baret dhe restorantet në Pogradec, të cilët shfrytëzojnë hapësira publike, nuk do të paguajnë taksë ndaj bashkisë për periudhën shtator-dhjetor.
Vendimi u mor të mërkurën nga Këshilli Bashkiak i Pogradecit.
Bashkia ka argumentuar se dëshiron t’i vijë në ndihmë sipërmarrësve, të cilët me mbylljen e sezoni veror, pritet të kenë më pak punë e të ardhura.
Po ashtu, për shkak të pandemisë dhe mos lejimit të shërbimit në ambiente të mbyllura, shumë bare dhe restorante pritet të shtojnë numrin e tavolinave në ambientet e jashtme.