Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 120 milionë lekë të vjetra për ndërtimin e një faqeje internet dhe një rrjet të brendshëm brenda bashkisë.
Erion Veliaj, bashkia e të cilit ka hapur tashmë tenderin, ka lënë një afat 4-mujor për ndërtimin e faqes, ndërsa mirëmbajtja do të zgjasë 4 vjet. Tenderi do të mbyllet më 14 dhjetor.
Pse Veliaj mendon që mbi 120 milion lekë ia vlejnë të hidhen për një website?
”Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve/informacioneve për qytetarin, për biznesin, grupet e interesuara, por dhe proceset e funksionimit brenda administratës. Në të njëjtën kohë, do të rritet transparenca për aktivitetin e Bashkisë dhe do të realizohet një komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me komunitetin”, sqarojnë tender-krijuesit.
Ka qenë në stilin e qeverisjes së Ramës krijimi i ëebsiteve, të cilët duhet thënë nuk na kanë ofruar një rezultat të prekshëm. Mjafton të përmendim ”Jokorrupsionit”, ”E-Albania”, ”Shqipëria që duam” etj.
Veliaj është i njohur për bujarinë e tij, teksa kohë më parë vetëm për ndërtimin e ashensorit për t’u ngjitur në Bashki ai hapi një tender prej 180 milionë lekësh.
Përgatitur nga Valmora Gogo për FaxWeb.al