Bashkia Tiranë: 3-4 kulla mbi 17 kate përgjatë Lumit të Tiranës

Nga Exit News
Bashkia Tiranë: 3-4 kulla mbi 17 kate përgjatë Lumit të Tiranës

Në lagjen e re përgjatë Lumit të Tiranës, pjesë e projektit të Rindërtimit nga tërmeti, do të ndërtohen 3-4 kulla mbi 17-katëshe dhe ndërtesa të tjera 5 deri në 7 katëshe.

Në këtë lagje do të jetojnë

  • Familjet, shtëpitë e të cilëve u prekën nga tërmeti;
  • Çiftet e reja që marrin kreditë e buta,
  • Banorët e zonës që janë aktualisht.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku, në një intervistë për Report Tv.

Mazniku tha se lagjia është projektuar nga arkitekti Italian Stefano Boeri:

“Ajo është një lagje, një nga projektet më të rëndësishme të qytetit në 5 vitet e ardhshme, është dizenjuar nga Stefano Boeri. 

Pjesa më e madhe janë objekteve janë të ulëta, por lagja ka tre pole, ka një ndërtesë të lartë, që bën funksionin si kulla e sahatit, është shënjuesja, po ashtu edhe dy polet me ndërtesa të larta. 3-4 objekte do të jenë mbi 16-17 kate, të tjerat 5-6-7 kate.”

Po ashtu, përveç banesave në lagjen  e re, të quajtur ‘Made in Italy’ do të vendosen dhe institucione shtetërore dhe fakultete, godinat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti ose që janë në ambiente të ngushta aktualisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>