Bashkia Tiranë akuza ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative

Bashkia e Tiranës akuzoi sot gjyqtarët e Gjykatës Administrative si të kapur nga bandat kriminale. Arbian Mazniku, nënkryetari i Bashkisë, tha se Enkelejda Softa, një prej gjyqtareve që rrëzoi kërkesën e bashkisë për të ndërruar trupin gjykues të pallatit 17 katësh,ka lidhje me ndërtuesit e “Gener2”, firmës që do të ndërtojë pallatin.

“Gjyqi është në favor të interesave të Nishanit, Lult dhe Saliut. Sistemi gjyqësor është kapur nga një bandë kriminale”, u shpreh Zoti Mazniku.

Akuzat e Bashkisë vijnë një ditë pasi Gjykata Administrative rrëzoi kërkesën e Bashkisë tiranë dhe Avokaturës së shtetit për të rrëzuar trupin gjykues të çështjes së pallatit 17-katësh në digën e liqenit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>