Bashkia Tiranë, parkim me pagesë edhe në periferi

Nga Exit News
Bashkia Tiranë, parkim me pagesë edhe në periferi

Bulevardi “Migjeni” në zonën e Kasharit u përurua nga Bashkia Tiranë vetëm një muaj më parë. Investimi u tha se do t’i jepte zhvillim dhe lehtësira banorëve, të cilët jetojnë në një zonë që mbetet informale për nga projektet e urbanizimit.

“Të ngatërrosh punët e infrastrukturës që ta bën jetën më të lehtë me punët e partisë, është realisht të dëmtosh me duart e tua fatin e familjes sënde” – tha Veliaj gjatë përurimit më 14 janar.

Megjithatë Bashkia nuk është menduar dy herë “për lehtësirat”, por një muaj më vonë ka aplikuar atje parkim me pagesë. Zona përfshihet në kategorinë periferike C të hartës së parkimit dhe nuk është aplikuar shumë në Tiranë duke qenë se pagesa është 20 lekë/ora për 8 orët e ditës nga e hëna në të premte.

Vendosja e parkimit me pagesë ka zhgënjyer banorët, të cilët një muaj më parë e mirëpritën me kënaqësi investimin e Bashkisë.

Ora News intervistoi disa prej tyre të cilët u ankuan për gjobat e vendosura dhe për çmimin që duhet të paguajnë për një zonë e cila ende nuk është urbanizuar tërësisht.

Bulevardi Migjeni është 36 metra i gjerë dhe 1 kilometër i gjatë. Komplekset e pallateve përreth nuk kanë ende rrugë të asfaltuara apo hapësira të sistemuara për parkim.

Ndërkohë prej 1 viti Bashkia ka hequr shërbimin me bileta të parkimit. Parkingu paguhet vetëm me celularë ose në pika elektronike. Pikat elektronike mungojnë në zonat qendrore të Tiranës, aq më shumë në periferi, gjë që nxit rastet e gjobitjes së qytetarëve nëse nuk kanë para në celularë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>