Bashkia Tiranë, rriten çmimet e aboneve të transportit urban

Pas rritjes së çmimit të biletës së autobuzit, Bashkia Tiranë njofton se do të rriten dhe çmimet e aboneve.  Çmimi i abonesë së përgjithshme nga 1200 lekë do të bëhët 1600 lekë, ndërsa një abone linjë që kushtonte 900 lekë do të bëhet 1200 lekë.

Studentët do të paguajnë 600 lekë për abonenë studentore, aq sa paguanin dhe më parë.

Këto çmime do të hyjnë në fuqi në datën 1 shkurt, së bashku me çmimin e rritur të biletës së autobuzit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>