Bashkia Tiranë tender €0,5 milion për projektimin e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Bashkia Tiranë tender €0,5 milion për projektimin e Teatrit Kombëtar

Bashkia Tiranë ka hapur në 3 korrik tenderin për projektimin e Teatrit të ri Kombëtar, me vlerë 500 mijë euro.

Fituesi i tenderit do të shpallet me 14 korrik. Burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

Nuk është bërë publike asnjë informacion dhe e dhënë mbi detyrën e projektimit, apo spefiikimet teknike të këtij projekti.

Në publik ka paqartësi totale, pasi Rama dhe Veliaj i kanë ndryshuar disa herë preferencat e tyre për projektin e teatrit.

Për mbi dy vjet, Rama dhe Veliaj kanë paraqitur projektin e hartuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels, dhe të paguar nga kompania Fusha shpk.

Madje pas prishjes së ndërtesës, Veliaj deklaroi në publik se Fusha ia kishte falur Bashkisë projektin e Ingles.

Por pas reagimit të brendshëm dhe ndërkombëtar për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, Veliaj dhe Rama kanë folur javët e fundit për një projekt të ri identik me atë të vjetrin.

E vetmja gjë që dihet është shumë e madhe që do t’i jepet arkitekti, rreth gjysëm milionë euro. Nëse këtë shumë do ta marrë Ingels për projektin e tij apo arkitetk tjetër për project të ri mbetet për t’u parë.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj 2020, pas miratimit në fshehtësi të vendimit numër 50, datë 14 maj 2020 të Këshillit Bashkiak.

Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua nga europarlamentarët, të cilët kërkuan hetim për dhunën dhe arrestimin e protestuesve, gjatë seancës plenare të Komitetit të Jashtëm të PE-së, më 22 qershor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>