Bashkia Tiranës heq abonenë e përgjithshme të transportit publik për tre muaj

Bashkia Tiranës heq abonenë e përgjithshme të transportit publik për tre muaj

Bashkia e Tiranës ka vendosur të heqë nga qarkullimi abonenë e përgjithshme të transportit urban në kryeqytet për muajt, qershor, korrik dhe gusht.

Arsyeja e këtij vendimi sipas Bashkisë është “përshtatja e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit” pasi operatorëve të transportit publik i është kërkuar të ofrojnë shërbim me 100% të kapacitetit të mjeteve.

Në një njoftim Bashkia thotë se gjatë këtyre tre muajve do të bëjë verifikime “për riorganizimin dhe ristrukturimin” e transportit publik.

Aboneja e përgjithshme do të rikthehet në treg duke nisur nga shtatori. Ndërkohë abonetë për linjat e veçanta do të vijojnë të shiten normalisht.

Aboneja e përgjithshme e urbanit në Tiranë kushton 1600 lekë dhe ajo mund të përdoret për të udhëtuar në të gjithë urbanët që qarkullojnë vetëm brenda Bashkisë së Tiranës për një muaj.

Ndërsa abonetë për linjat e veçanta kushtojnë 1200 lekë. Me ato mund të udhëtohet vetëm në një linjë të veçantë urbani për një muaj.

Pas këtij vendimi të bashkisë, qytetarët që kanë përdorur deri tani abonenë e përgjithshme për të udhëtuar me dy ose më shumë linja të ndryshme urbani do të duhet të blejnë abone për secilën linjë ose të paguajnë biletën 40 lekë për çdo udhëtim deri në muajn shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>