Bashkia Vlorë fiton arbitrazhin me kompaninë Tris Park

Nga Exit News
Bashkia Vlorë fiton arbitrazhin me kompaninë Tris Park

Bashkia e Vlorës fitoi gjyqin në Arbitrazhin e Parisit kundër kompanisë së parkimit “Tis Park”. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i cili u shpreh:

Mbrëmë në darkë ka ardhur njoftimi nga gjykata e arbitrazhit në Paris që Bashkia e Vlorës ka fituar çështjen me Tis Parkun. Tani kontrata me Tis Parkun quhet e përfunduar. Bashkia e Vlorës nuk do të ketë asgjë kosto në vazhdimësi. Dhe detyrohet firma Tis Park të paguajë një shumë rreth 700 mijë dollarë Bashkisë së Vlorës si dhe detyrimet e tjera që jenë për ketë çështje.”

Në shkurt të 2015-ës, Bashkia dha me koncesion parkimet në Vlorës me një afat 15 vjeçar drejt kompanisë Tis Park. Por pas protestave qytetare, bashkia prishi kontratën me kompaninë koncesionare dhe kjo e fundit e çoi çështjen në Arbitrazh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>