Kush udhëton me avion do duhet të mbajë maskë dhe do të intervistohet në rast se ka shenja të Covid-19. – kështu udhëzon linjat ajrore dhe aeroportet, organi i sigurisë ajrore të Bashkimit Europian.
Stafi i aeroportit duhet të mbajë maska dhe t’i shpërndajë ato tek pasagjerët që nuk e kanë një të tillë. Hyrja në aeroport do lejohet vetëm për pasagjerët.
Agjencia e Sigurisë Ajrore e Bashkimit Europian (EASA) bëri publik manualin që përcakton mënyrën e re të udhëtimit me avion. Kërkohet respektimi i distancës prej 1,5 metrash mes qytetarëve, por “aty ku kjo është e pamundur duhen shtuar masat higjenizuese.”
Bashkimi Europian nuk do të kërkojë testimin e pasagjerëve përpara udhëtimit, por po do të përditësojë udhëzimet në rast se një test për imunitetin do të njihet shkencërisht nga unioni.