Bashkimi Europian publikon udhëzimet për sigurinë në udhëtimet ajrore

Bashkimi Europian publikon udhëzimet për sigurinë në udhëtimet ajrore

Kush udhëton me avion do duhet të mbajë maskë dhe do të intervistohet në rast se ka shenja të Covid-19. – kështu udhëzon linjat ajrore dhe aeroportet, organi i sigurisë ajrore të Bashkimit Europian.

Stafi i aeroportit duhet të mbajë maska dhe t’i shpërndajë ato tek pasagjerët që nuk e kanë një të tillë. Hyrja në aeroport do lejohet vetëm për pasagjerët.

Agjencia e Sigurisë Ajrore e Bashkimit Europian (EASA) bëri publik manualin që përcakton mënyrën e re të udhëtimit me avion. Kërkohet respektimi i distancës prej 1,5 metrash mes qytetarëve, por “aty ku kjo është e pamundur duhen shtuar masat higjenizuese.”

Bashkimi Europian nuk do të kërkojë testimin e pasagjerëve përpara udhëtimit, por po do të përditësojë udhëzimet në rast se një test për imunitetin do të njihet shkencërisht nga unioni.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>